Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbi protestën e thirru më 15 Mars për mbylljen e aplikacionit TikTok. Gjatë një konferencë për shtyp kreu i PD-së u bëri thirrje të rinjve ti bashkohen protestës ndërsa u kërkoi që të bojkotonin mësimin.
Berisha deklaroi se TikTok është aktualisht mjeti më modern i komunikimit dhe sipas tij nuk duhet të mbyllet. Lideri demokrat shtoi se asnjë mësues nuk duhet të ndalojë nxënësit të bojkotojnë mësimin dhe sipas tij kush e bën do të përballet me pasojat.
Berisha: Duhet të fillojë bojkoti i mësimit. Ai që iu vë censurën, shkelmon mbi të ardhmen tuaj. Tik Tok është mjeti aktualisht më modern i komunikimit. Problemi është që një njeri pa asnjë tagër, pa asnjë ligj kërkon të varë në sheshin Skëndebej TikTok se e kritikoni ju, ju keni të drejtë të nisni grevën dhe të bojkotoni mësimin. Ditën e hënë orën e parë të mungoni sa më shumë. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë të paktën orën e parë të hënën, si një akt i betejës së fëmijëve tuaj për lirinë e shprehjes dhe kundër censurës. Nuk do guxojë mësues t’u ndalojë juve për grevën, kush e bën do përballet me pasojat.”