Nuk e solli Amerika/ Rama: “Shpatën” drejtësisë ia dhamë unë dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot serinë e përgjigjeve ndaj komentuesve në “Sy m’sy”, ku ka folur në lidhje reformën në drejtësi.

Edi Rama: Dita e arrestimeve, hetimeve dhe gjykimeve të personave me pushtet, qoftë ish apo jo, nuk do të vinte pa mua dhe PS. Nuk vinte kurrë sepse po të vinte do të kishte ardhur që nga 1912 e deri kur unë dhe PSD, skuadra jonë bëmë reformën në drejtësi. As ti, as yt atë e as gjysh e stërgjyshi yt, nuk kanë parë asnjë gjë të tillë siç po shohim sot. Pyetja është pse? Si ka mundësi që nga 1912 deri kur nis puna e institucioneve që u krijuan si pasojë e reformës në drejtësi, si nuk u hetua apo çua në gjykim një zyrtar nga drejtësi e pavarur? Flas për prokurorë e gjykatës të pavarur. Kjo shpjegohet sepse unë dhe skuadra ime vendosëm diçka që se ka bërë kush parë, i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit.
Imagjino të mblidhet poshtë dritares time një popull i tërë dhe të jepej urdhri për të qëlluar me plumba të vërtetë në mish njerëzit e të vdisnin. U prehshin n ë paqe. 4 vetë totalisht të pafajshëm e të pa rrezikshëm. Dhe prokurori të lëshonte urdhra arresti për një numër personash përgjegjës për procesin e administrimit të protestës, dhe unë ti jepja urdhër drejtorit të policisë që ti thoshte SPAK, ec, asnjë nuk arrestohet. Pra me forcën e policisë të merrja në mbrojtje persona që i kërkon SPAK.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top