Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen për kryebashkiakun socialist të Libohovës Leonard Hida, të cilin SPAK e kishte marrë të pandehur pasi e akuzonte se lejoi kultivimin e kanabisit në 2021, gjatë kohësh kur shërbente si shef krimesh.
Hide akuzohej për shpërdorim detyre në kohën kur mbante funksionin e Shefit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, lidhur me kultivimin e kanabisit. Hetimi u krye nga ish-Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria Gjirokastër.
Operacioni për të cilin akuzohej Hide, nisi në datën 01.09.2021 ku janë zbuluar disa plantacione droge me qindra bimë narkotike. Më ndërhyrjen nga Tirana, u konstatua se disa kontrolle nga policia lokale ishin shmangur, ndërsa në rrugë informative mbërrinin të dhëna për bashkëpunim me policinë.
Përfshirja e Hides në këtë aktivitet doli në kuadër të hetimeve me metoda proaktive dhe transkriptimeve nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila regjistroi procedimin penal. Por në kohën kur konstatoi përfshirjen e zyrtarëve policor në aktivitetin kriminal, shpalli mos-kompetencë duke ia kaluar SPAK-ut.