Bombat tymuese në Parlamentin serb, plagosen 3 deputete

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasjet që u regjistruan mesditën e kësaj të marte në parlamentin serb, teksa po zhvillohej seanca plenare e radhës.

Ndërkohë që po miratoheshin projektligjet në fushën e arsimit që ishin në rendin e ditës, opozita ka kundërshtuar mazhorancën serbe dhe në shenjë revolte kanë ndezur flakadanë dhe kanë hedhur bomba tymuese kë Kuvend.

Bëhet me dije se si pasojë e bombave tymuese kanë përfunduar me plagë tre deputete, njëra prej të cilave është shtatzënë. Të plagosura kanë mbetur, Jasmina Karanac, Sonja Iliç dhe Jasmina Obradoviç. Sipas raportimit të mediave vendase, Presidenti Vuçiç ka shkuar për të vizituar deputetet e shtruara në spital.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top