Formohet koalicioni opozitar, PD dorëzon në KQZ “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”

Partia Demokratike dhe 25 parti të tjera opozitare kanë firmosur marrëveshjen e koalicionit opozitar. Kërkesa për regjistrimin e koalicionit është dorëzuar në KQZ pak para mesnatës së të hënës. Emri i koalicionit do të jetë “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Mësohet se PDIU e Shpëtim Idrizit ka arritur paktin me kryedemokratin Sali Berisha, duke u bërë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Partitë e tjera të koalicionit do të jenë PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut, PAA e Agron Dukës, PBDNJ e Vangjel Dules apo dhe PDK e Nard Ndokës.

Në deklaratën e partive që firmosën koalicionin thuhet: “Me anë të kësaj marrëveshje, ne bashkohemi sot si forca politike opozitare dhe si përfaqësues të qytetarëve të Shqipërisë, me objektivin primar rotacionin politik, për të fituar bindshëm në zgjedhjet e 11 majit 2025, nëpërmjet krijimit të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për t’i sjellë ndryshimin e shumëpritur Shqipërisë.

Ne sot bashkohemi me një qëllim dhe program të përbashkët për largimin e kësaj Narkoqeverie që ka shpopulluar vendin nga 1 milionë shqiptarë, ka asgjësuar shtetin e të drejtës, ka kapur gjithë institucionet e pavarura, ka përvetësuar pasuritë publike, ka futur krimin dhe korrupsionin në ccdo qelizë të qeverisjes, duke e bërë jetën e shqiptarëve të papërballueshme dhe të pasigurt”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top