Video/ “Thyejani këmbët”: komenti skandaloz i drejtorit të Sportitalia Criscitiello merr përgjigjen e Leao

Drejtori i Sportitalia, Michele Criscitiello ka bërë një koment të pakëndshëm për Rafael Leao. Fjalët e tij kanë ndezur polemikat me tifozëve kuqezi, menjëherë në mbrojtje të lojtarit të tyre.

Michele Criscitiello komentoi talentin e ri të Milan, që vendosi ndeshjet e Champions League kundër Napolit dhe kundër Lecce në kampionat. Në dritën e paraqitjeve të mira dhe shpejtësisë së tij, Criscitiello u përpoq t’u jepte këshilla të shëmtuara kundërshtarëve të Rafa Leao: “Nuk kam luajtur futboll sepse jam i paaftë. Por deri tani do e keni kuptuar. Napolitanë, mesfushor i Lecce. E dini kush është Leao, sapo të fillojë loja bëni një faull, merrni një të verdhë, një të kuqe, një portokalli. Por thyejani këmbët”.

KOMENTI

Fjalët e gazetarit nuk i kanë pëlqyer tifozëve të Milan, të cilët menjëherë u përgjigjën me komente disaprovuese. Drejtori, më pas, iu përgjigj komenteve të egra kundër tij, duke u përpjekur të justifikohej: “Djema, e kuptoj që duhet të shfaqeni për të tërhequr vëmendjen, por gazetarisht nuk është e saktë të merrni 4 fjalë të thëna në favor të Leao dhe t’i transformoni ato “kundër”. Unë e kam postuar videon e plotë që edhe ju ta kuptoni dikutimin e plotë. Mirupafshim”.

 

PËRGJIGJA E PORTUGEZIT

Më pas ka ardhur përgjigja nga vetë Leao përmes profilit të tij në Tëitter: “Problemi nuk është kush e thotë, por kush i bën të thonë këto gjëra”. Rafa është përgjigjur po me ton, me një aluzion polemikash për botën gazetareske. E duket se nuk trembet nga fjalët e gazetarit.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top