Protestë e tifozëve të Juventus nën hotelin e skuadrës: “Thiago Motta copë m*ti”

Tensioni brenda Juventus nuk po qetësohen. Humbja me penallti ndaj Empolit këtë javë, që solli eliminimin e papritur nga Kupa e Italisë, ka shpërthyer zemërimin e tifozëve. Megjithatë, barazimi mes Napolit dhe Interit si dhe ai i Atalantës kundër Venezias i japin Juventus, në përballjen kundër Veronës në Stadium, mundësinë për të përmirësuar ndjeshëm pozicionin në renditje në rast fitoreje. Nëse Yildiz dhe shokët e tij fitojnë, do të afrohen në -3 pikë nga Atalanta e vendit të tretë, -5 nga Napoli i vendit të dytë dhe -6 nga Interi kryesues.

Vendi i katërt mbetet objektivi kryesor, por është e qartë që tek një klub i madh dhe i lavdishëm si Juventus, synimi duhet të jetë gjithmonë maja e klasifikimit, derisa matematika të thotë të kundërtën. Por për tifozët, durimi ka mbaruar. Eliminimi nga Champions League përballë PSV-së nuk është kapërcyer ende dhe për të gjitha këto arsye, në këto minuta ka shpërthyer një protestë e ashpër poshtë hotelit ku qëndron skuadra bardhezi, në prag të sfidës ndaj Veronës. Në shënjestër ka qenë qartësisht edhe trajneri: “Thiago Motta copë m*ti”.

Qëndrim i prerë i tifozëve kundër trajnerit
Një protestë e tillë nuk ishte parë prej vitesh tek Juventus. Ndoshta hera e fundit ka qenë pas largimit të papritur të Antonio Conte gjatë përgatitjeve verore dhe emërimit të Massimiliano Allegri, i cili fillimisht nuk u pranua nga tifozët. Këtë mbrëmje, një numër i madh tifozësh janë mbledhur për të shprehur zhgënjimin e tyre ndaj skuadrës, klubit dhe trajnerit: “Respektoni ngjyrat tona” – dëgjohet duke thirrur turma – “respektoni ngjyrat tona. Tregoni bol*t, ne mbështesim vetëm fanellën”.

Juventus në grumbullim me vendim të Thiago Motta
Këto janë vetëm disa nga frazat e thëna nga tifozët bardhezi, të cilët kanë dashur të japin një mesazh shumë të qartë. Juventus mbrëmjen e kaloi në JHotel me vendim të vetë Thiago Mottas. Skuadra u mblodh në mëngjes në Continassa për seancën stërvitore përfundimtare, pastaj, pas konferencës për shtyp të Mottas dhe disa orëve të kaluara me familjet e tyre pasdite, të gjithë u zhvendosën në JHotel. Një gjë e tillë ndodh zakonisht vetëm kur ndeshja e së nesërmes luhet në orën 12:30 ose 15:00. Qëllimi është të përqendrohen maksimalisht dhe të përgatiten sa më mirë për sfidën e mbrëmjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top