Berisha konfirmon Metën në listën e PD-së: Do të jetë deputet i Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar këtë të hënë se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndodhur në burg do të jetë në listat e mbyllura të PD për zgjedhjet e 11 majit.

Jashtë ambjenteve të SPAK aty ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, Berisha deklaroi për gazetarët se Meta do të jetë deputet i Parlamentit në seksionin e ardhshëm në shtator.

“Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e opozitës shqiptare. Lista të hapura, mund të bëjë fushatë ai nga burgu? Donte të ishte në lista të hapura, por u burgos. Ai do të jetë deputet në Parlament ndërsa Edi Rama do të jetë aty ku e meriton. Do të ekstradohet te McGonigal”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top