Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha ka folur për mediat në dalje të Prokurorisë së Posaçme.
“Armiq të votës së lirë sot janë ministra. Vazhdon historia e Taos i cili siç e dini ju pasi arrestoi me Policinë dhe Prokurorinë e Elbasanit rivalët e bandës, pasi u mor me çlirimin e aseteve të Toyota Yaris vazhdon krimin e tmerrshëm zgjedhor. Por këtë herë ka bashkëpuntor nr.1 Skapin e Partisë. Thirrjet për në SPAK vendosen nga Tao dhe Edi Rama dhe pastaj i dërgohen Skap për t’i ekzekutuar.
Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje.
Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025.
Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë. Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjithëve”, tha Berisha.