Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK, ku firmosi prezencën e tij në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”.
Berisha: Tani, çfarë gjeta unë aty. Aty ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja që po merrte një strajcë me pare nga Benet Beci dhe po pinin një kafe shtruar.
Pra, një. Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, kurban të marrëveshjes Rama-Dumani. Sepse Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet më Skapi pa autorizimin e plotë të Edi Ramës.
Marrëveshja është kufizimi, ndalimi i hetimeve për zyrtarët e lartë. Dhe pasi dështoi në bashkimin e votave me opozitën, pasi u përpoq të tërheqë opozitën në një akt antikushtetues dhe të papërgjegjshëm, u ul nëpërmjet Ulziut dhe firmosi marrëveshjen.
Etjeni kishte mbetur aty, nuk dilte më nga Skapi.