Parashikohet rënie e vlerave barike, si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë veriore. Kjo do të sjellë ndryshim të situatës atmosferike në vend.
Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera-herës në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër do të gjerojnë reshje të izoluara shiu. Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat do të largohen gradualisht nga i gjithë territori për t’ja lënë vëndin intervaleve me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale në Durrës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi verior – verilindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.