Angelina Jolie dhe djali i saj rrëmbejnë të gjithë vëmendjen në Shtëpinë e Bardhë

Angelina Jolie dhe djali i saj Maddox Jolie-Pitt mbrëmjen e djeshme morën pjesë në ngjarjen e mbushur me yje në Shtëpinë e Bardhë.
Dyshja ishin të ftuar në Darkën Shtetërore për Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol të Republikës së Koresë, të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden.
Për eventin prestigjioz, Angelina dukej teje elegante teksa u vesh e tëra në të bardha.
Ndërkohë, ajo u shoqërua nga djali i saj 21-vjeçar, i cili zgjodhi një kostum klasik të zi.

Dyshja nënë-bir qëndroi afër gjatë gjithë mbrëmjes, ata u fotografua gjithashtu teksa përziheshin me të ftuar të tjerë dhe ndërsa u ulën pranë njëri-tjetrit për të marrë pjesë në argëtimin e mbrëmjes.
Maddox është një nga gjashtë fëmijët e Angelina dhe ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top