Berisha është pritur nga mijëra emigrantë demokratë në takimin që ka zhvilluar në Milano. Gjatë mitingut, ai e nisi fjalën e tij duke shprehur mirënjohjen për kombin italian, që ndër shekuj ka qenë një vend që ka mirëpritur shqiptarët në ditë të vështira.
Berisha bëri një krahasim mes përmbytjes së diktaturës në vitet 90 nga protestat e studentëve dhe përmbysjes së qeverisjes së Ramës, që sipas Berishës do të vijë nga vota e emigrantëve.
“Në 2025 jeni ju shqiptarët e diasporës, njerëzit e lirë që po bëheni promotorë të fitores së 11 majit. Ky është viti i diasporës dhe mbi të gjitha i juaji, sepse para zgjedhjeve ju i keni bërë Shqipërisë një dhuaratë. Ju them se kjo energji, ky entuziasëm po ngroh zemrat e cdo shqiptari, po kthen besimin tek Shqipëria, tek çdo shqiptar. Kjo Dashuri ky Mall ky Pasion është kthyer në lot gëzimi të fitores për shqiptarët dhe për Shqipërinë” tha Berisha.
