Dalja e çmendur e Roberts, 25 qepje për Mateta: “Ndërhyrja më e keqe ndonjëherë”

Të shtunën, në Angli, gjatë ndeshjes së FA Cup mes Crystal Palace dhe Millwall, portieri i skuadrës mike, Liam Roberts, u ndëshkua me karton të kuq direkt për një ndërhyrje brutale ndaj Jean-Philippe Mateta. Ai bëri një dalje të pamatur dhe të tmerrshme, me këmbën e shtrirë dhe me takat që goditën në fytyrë sulmuesin francez, i cili u rrëzua në tokë i përgjakur dhe i tronditur. Mateta iu nënshtrua oksigjenoterapisë dhe u dërgua menjëherë në spital, ku iu deshën 25 qepje për të mbyllur plagën në fytyrë: “Ndërhyrja më e keqe ndonjëherë”.

Përplasja e tmerrshme mes Mateta dhe Roberts
Këtë herë, viktima ishte Mateta, sulmuesi i Crystal Palace, dhe incidenti ndodhi pas vetëm 8 minutash lojë në FA Cup. Fillimisht, arbitri Michael Oliver nuk e ndëshkoi Roberts me karton të kuq, por pas ndërhyrjes së VAR, ai mori vendimin e duhur duke e përjashtuar menjëherë nga loja.

Mateta me 25 qepje në fytyrë: “Shpresoj të kthehem shpejt”
Gjendja e Mateta shkaktoi shqetësim të madh: ai mbeti i shtrirë në fushë i tronditur dhe i përgjakur, duke detyruar stafin mjekësor t’i jepte oksigjen përpara se ta nxirrnin me barelë. Frika për një dëmtim edhe më të rëndë ishte e madhe, por për fat të mirë ai shpëtoi me “vetëm” 25 qepje për të mbyllur plagën e thellë në fytyrë. Vetë Mateta, disa orë pas ndeshjes, i siguroi tifozët për gjendjen e tij përmes një postimi në Instagram: “Faleminderit për të gjitha mesazhet e bukura. Jam mirë dhe shpresoj të kthehem shpejt, më i fortë se kurrë. Punë e shkëlqyer djem, ju dua!”, duke iu referuar edhe fitores së Crystal Palace.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top