Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për primaret brenda Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës. Në këtë qark kanë votuar 2584 anëtarë të PD-së.
Deputetja Ina Zhupa, ka siguruar shumicën e votave në qarkun e Vlorës me 765 vota. Zhupa pasohet nga ish-kryetari i PD-së së Vlorës, Atird Hoxha me 488 vota. E treta renditet ish-kryetarja e PD-së së Sarandës, Manjola Nikollo 402 vota.
Në vendin e katërt është kryetarja e grave demokrate të Vlorë, Alta Haluci me 188 vota.
Lista e kandidatëve me numrin përkatës të votave:
1-Ina Zhupa 765 vota
2- Atird Hoxha 488
3- Manjola Nikollo 402
4- Alta Haluci 188
5- Dashamir Tahiri 133
6- Nada Daullja 130
7- Afroviti Dhimojani 110
8- Nikola Kedhi 103
9- Mario Runa 70
10- Skerdjan Dhuli 47
11- Piro Ahmetaj 46
12- Liljana Emazi 39
13- Vladimir Rizvani 8