Berisha premton: S’do të ketë rrugë me pagesë në Shqipëri, do ulët dhe çmimi i naftës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim virtual me diasporën shqiptare ku foli ndër të tjera edhe për disa çështje të ekonomisë së vendit. Berisha premtoi se nëse ai zgjidhet kryeministër i Shqipërisë në 11 maj ai do të heqë të gjitha taksat e rrugëve. Gjithashtu kryedemokrati shtoi se do të ulet edhe çmimin e naftës.

“Ju garantoj se nuk do të gjeni taksa rrugësh, as në Kalimash e as në ndonjë zonë tjetër. Pse unë jam kundër taksave të rrugës, vetëm një shpjegim. Sepse shqiptarët sot të dashur miq, udhëtojnë me koston më të lartë në Europë për shkak të çmimit të naftës dhe taksave të rrugëve. Do të hiqen.
Ata paguajnë një taksë, e cila do të ulet shumë, me të cilën duhet të mirëmbahen rrugët. Por ajo taksë nuk përdoret për mirëmbajtje, por për qëllime krejt të tjera. Sikundër rruga e Arbrit pa diskutim që do të përfundojë dhe nuk do të ketë asnjë pagesë. Ne e nisëm dhe ne do e përfundojmë.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top