Primaret e PD, Bardhi nga Fieri: Fluks i jashtëzakonshëm demokratësh

Proces tejet demokratik, e ka cilësuar kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi atë të Primareve. Si drejtues politik i qarkut Fier, ai ka shkuar për të ndjekur procesin e votimit atje, nga ku deklaroi se nuk paraqitet asnjë problematikë.

“Është një proces statutor që ndodh në të gjitha degët e PD-së ku anëtarët janë ftuar për të përzgjedhur kandidatët e 11 Majit. Partia Demokratike respekton përzgjedhjen e anëtarëve, ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve përmes parimit “një anëtar, një votë”.

Bardhi vuri theksin te fluksi i demokratëve që kanë shkuar për të shprehur vullnetin e tyre politik. Bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë në të gjitha qarqet e vendit.

“Unë e shfrytëzoj këtë moment për t’u bërë thirrje çdo anëtari të PD-së të paraqitet në degët përkatëse në çdo qark, për të marrë pjesë në votim. Ka norma dhe rregulla të qarta të dërguara me vendim të Komisionit Kombëtar të Proceseve Elektorale në selinë qendrore të PD-së”, tha ai.

Procesi i votimit për Primaret ka nisur që prej orës 08:00 këtë të Shtunë dhe pritet të përfundojë në 18:00.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top