Vatikani: Gjëndja shëndetësore e Papa Françeskut është përmirësuar

Vatikani thotë se Papa Françesku fjeti mirë gjatë natës së kaluar dhe po pushon të enjten, ndërsa vazhdon të jetë i shtruar në një spital të Romës për trajtimin e pneumonisë në të dy mushkëritë.

Të mërkurën vonë, Vatikani njoftoi për një përmirësim të lehtë të gjendjes së Papës 88-vjeçar. Vatikani nuk ka qartësuar nëse Papa vazhdon të konsiderohet në gjendje kritike.

Selia e Shenjtë vuri në dukje se një problem me veshkat, për të cilin u njoftua disa ditë më parë, është tejkaluar. Papa Françesku u shtrua në spitalin “Gemelli” më 14 shkurt. Qëndrimi i tij në spital është më i gjati që kur u bë Papë.

Ati i Shenjtë është i ekspozuar ndaj infeksioneve të mushkërive, pasi i është hequr një pjesë e mushkërive kur ishte i ri. Që kur ai u sëmur, katolikët janë mbledhur në qytetin e Vatikanit, vendlindjen e tij në Argjentinë dhe vende të tjera të botës për të mbajtur vigjilje lutjesh. Françesku u bë papë në vitin 2013 kur paraardhësi i tij, Papa Benedikti, dha dorëheqjen.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top