Stinat akuzohet nga Marseille, tifozët i shpojnë gomat arbitrit: “Kërcënohem me jetë”

Polemikat për arbitrimin në Francë janë bërë të zakonshme dhe shpesh kalojnë kufijtë e fushës së lojës. Kjo i ka ndodhur Jérémy Stinat, i cili disa javë më parë u gjend në qendër të kritikave të Marseille për një arbitrim të diskutueshëm që çoi në pezullimin e mbrojtësit Medhi Benatia, për fyerje të rënda. Disa kohë më vonë, Stinat e arbitroi sërish të njëjtën skuadër, duke nxitur një valë të re protestash, të cilat kësaj here kaluan në nivel personal.

Në një intervistë për L’Équipe, arbitri francez tregoi për sulmet që ka përjetuar javët e fundit nga tifozët, të cilët e akuzojnë për favorizime të qëllimshme. Pavarësisht gjithçkaje, ai do të vazhdojë punën e tij, megjithëse ka frikë për sigurinë e familjes, e cila është bërë objekt i kërcënimeve nga persona anonimë ende të paidentifikuar.

Stinat ka frikë për familjen e tij
Edhe pse nuk ka ndërmend të heqë dorë nga arbitrimi dhe ka marrë mbështetje nga shumë njerëz, situata për të nuk është aspak e lehtë: “Doja të isha në fushë për një ndeshje fundjavën e ardhshme. Ndihem plotësisht i aftë ta bëj këtë, ashtu siç isha gati të arbitrja në Auxerre, pavarësisht gjithçkaje që u tha gjatë javës. Është si kur rrëzohesh nga kali: duhet të hipësh sërish menjëherë.”
Shqetësimi i tij u rrit edhe më shumë kur gruaja e tij gjeti gomat e makinës të shpuara, ndërsa ajo ishte e parkuar përpara shtëpisë së tyre. Arbitri e raportoi menjëherë incidentin në polici, dhe ky akt i dhunshëm ishte sinjali që rreziku po afrohej edhe më shumë. “Ajo që më shqetëson më shumë është kur këto sulme prekin familjen time. Po përballemi me kërcënime me vdekje dhe madje edhe më shumë se kaq…”

Autoritetet franceze kanë hapur një hetim për të zbuluar personat përgjegjës për këto kërcënime, por ndërkohë Stinat ndihet gati të rikthehet në fushë dhe të vazhdojë punën e tij, pavarësisht frikës dhe tensionit që ka përjetuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top