Vdekja e Gene Hackman/ Ikona e Hollywood që nuk pëlqente famën

Ikona e Hollywood, Gene Hackman u gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, me gruan Betsy Arakawa dhe qenin e tyre. Ishte një nga aktorët më të respektuar dhe më të gjithanshëm. Në karrierën e tij shumë të gjatë ka shumë kuriozitete, por më poshtë janë disa nga gjërat që janë bërë të famshme.

Roli i tij i Popeye Doyle në filmin “The French Connection” (1971), i cili i dha atij Oscarin e parë, fillimisht iu ofrua Steve McQueen, i cili e refuzoi. Hackman iu përshtat në mënyrë të përkryer rolit të policit të ashpër dhe të pamëshirshëm.

LEXO EDHE: Misteri/ Gjenden të pajetë në banesë aktori Gene Hackman, gruaja dhe qeni i tyre

Por edhe Hackman refuzoi shumë role në filma që më vonë u bënë ikonë. Ai i tha jo rolit të Hannibal Lecter në “The Silence of the Lambs” (një rol që më pas e mori Anthony Hopkins). Ai refuzoi edhe ish-policin në filmin “Reservoir Dogs” të Quentin Tarantino.

Vite më parë NASA emëroi asteroidin 55397 me emrin Hackman për nder tw tij.

Në 2003, Hackman fitoi Golden Globe për aktorin më të mirë në një komedi për “The Royal Tenenbaums” (2001), por ai nuk u paraqit në ceremoni.

Hackman ishte një mbështetës i Partisë Demokratike dhe e përshkroi veten si “krenar” që ishte përfshirë në listën e armiqve të Richard Nixon. Megjithatë, ai foli me dashuri për presidentin republikan Ronald Reagan.

Në moshën 81-vjeçare, më 13 janar 2012 ai u godit nga një kamionçinë teksa po ngiste biçikletën e tij në Florida Keys. Ndonëse fillimisht u raportua se ai kishte pësuar një dëmtim të rëndë në kokë, ai deklaroi se në fakt kishte pësuar vetëm “disa goditje dhe disa mavijosje”.

Pasi u tërhoq nga aktrimi në vitin 2004, Hackman u rikthye si shkrimtar, duke botuar disa romane historike dhe thrillera.

Ai kurrë nuk bëri një rikthim në kinema. Hackman mbeti i vendosur në vendimin e tij. Filmi i tij i fundit ishte “Two for the Money” në 2004 me Al Pacino dhe Matthew McConaughey.

Në vitin 1990, Hackman iu nënshtrua një operacioni në zemër. Ky problem shëndetësor e mbajti për pak kohë larg ekranit të madh, megjithatë ai gjeti kohë për një rol në “Total Risk” (1990) ndërsa vitin pasardhës nuk pranoi të luante në “The Silence of the Lambs”.

Edhe pse ishte një yll i vërtetë i Hollivudit, Hackman nuk e pëlqente famën dhe preferonte të bënte një jetë private. Pas daljes në pension, ai u transferua në New Mexico, larg vëmendjes së shtypit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top