Numërimi i votave të diasporës në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje

Vijon procesi i numërimit të votave të diasporës për zgjedhjet në Kosovë. Nga numërimi i 19 kutive të votimit prej 43 sa janë në total nga votimi në përfaqësitë diplomatike kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 81.9% të votave apo 3305, pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 7.21% apo 291 vota.

E treta nga votat e diasporës në përfaqësitë diplomatike del Partia Demokratike e Kosovës me 5.75% me apo 232 vota, pasohet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka marrë 1.54% apo 62 vota nga diaspora që votoi në përfaqësitë diplomatike në 19 shtete të botës.

Gjithsej në procesin e votimit jashtë vendit në ambasada dhe konsulata morën pjesë në votim 15,352 shtetas të Kosovës që u regjistruan për votim fizik në përfaqësi diplomatike.

Pas numërimit të votave në përfaqësi diplomatike, do të nis numërimi i votave me postë të ardhura nga diaspora. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon të shpallë rezultatet përfundimtare deri më 5 mars dhe t’i certifikojë ato deri më 18 mars.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top