Sot KQZ shqyrton kërkesat e 11 partive të reja

Ditën e nesërme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë kërkesat e 11 partive të reja. Ato kanë dorëzuar kërkesën në KQZ për tu regjistruar për garën elektorale të 11 majit. Mes 11 këtyre partive bëjnë pjesë edhe ‘Djathtas 1912’ i Enkelejd Alibeaj, dhe ‘Koalicioni Euroatlantik’ i Lulzim Bashës.

Kërkesat që do të shqyrtojë KQZ sot janë të:

“Aleanca Demokracia e Re”, me Kryetar z. Edmond Stojku

“Aleanca Demokratike Shqiptare”, me Kryetar z. Eduart Abazi

“Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me Kryetar z. Rivelino Çuno

“Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me Kryetar z. Krenar Rryçi

“Aleanca Arbnore Kombëtare”, me Kryetar z. Gjet Ndoj

“Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me Kryetar z. Gaqo Apostoli

“Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar”, me Kryetar z. Selami Jenishehri

Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me Kryetar z. Emin Subashi

Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me Kryetar z. Valentino Mustaka

“Djathtas 1912”, me organ drejtues “Kolegji Politik”

“Koalicioni Euroatlantik” me Kryetar z. Endri Hasa

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top