Jude Bellingham po përjeton sezonin e tij të dytë me fanellën e Real Madrid, me të cilin tashmë ka fituar çdo trofe të mundshëm. Suksesi i tij vazhdon edhe jashtë fushës, me Ashlyn Castro.
Kampion brenda dhe jashtë fushës, Jude Bellingham i magjeps të gjithë. Futbollisti i Real Madridit është fotografuar me një të dashur të re në krah. Bëhet fjalë për Ashlyn Castro, një influencuese me më shumë se 200 mijë ndjekës në Instagram. Vajza është e njohur në rrethet VIP, pasi ka pasur një të kaluar si modele, por sidomos për lidhjet e saj me personazhe të famshëm. Ish-partneri i saj më i njohur ka qenë aktori Michael B. Jordan, i cili ka luajtur rolin e djalit të Apollo Creed në sagën e filmit “Rocky”.
Ja kush është Ashlyn Castro
Çifti i ri doli hapur gjatë ndeshjes mes Real Madrid dhe Girona, e vlefshme për La Liga, në të cilën mesfushori nuk ishte i disponueshëm. Bellingham e ndoqi sfidën nga tribuna dhe në krah të tij ndodhej pikërisht Ashlyn Castro. 27-vjeçarja është e njohur në rrjetet sociale për mënyrën e saj të jetesës luksoze dhe për faktin që është shpesh imazh i markave të njohura të modës. Tashmë, lidhja e saj me lojtarin e talentuar të Real Madrid e ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Për ata që nuk e njohin, më poshtë mund të shihni disa foto të bukuroshes që ka rrëmbyer zemrën e Bellingham.