The Guardian: Koalicioni shqiptar, mes emrave për drejtimin e qeverisë së re gjermane

Agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Presse – Agentur” ka përjashtuar mundësinë që koalicioni i ri në Gjermani mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve të njihet si “koalicioni i madh” apo GroKo, siç njihej në kohën e Angela Merkelit.

Kjo për shkak se dy grupet nuk janë më të mëdhatë në Bundestag, për shkak se Alternativa për Gjermaninë (AfD), tani është grupi i dytë më i madh përpara SPD-së, pas zgjedhjeve të së dielës.

Siç shkruan “The Guardian” tani dilema është për emrin e ri të koalicionit që do ta udhëheqë Gjermaninë. Duke u bazuar në ngjyrat e dy partive (kuq e zi), media prestigjioze në një artikull të martën, ka thënë se si ide janë përmendur emri “koalicioni shqiptar” apo edhe ai “i Angolës”. Është përmendur edhe koalicioni “Cola zero”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top