“Ça është ky kërcënim? Ndyrësirë!” Sherri mes prokurorit dhe Veliajt në gjyq

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga komunikimi në sallën e gjyqit, kur u konfirmua masa e sigurisë “arrest me burg” për të. Në këtë komunikim bie në sy fakti që prokurori Ols Dado është i acaruar dhe e ka quajtur Erjon Veliajn “ndyrësirë” duke tejkaluar normat e komunikimit etik në sallën e gjyqit. Shkak i këtij acarimi është se Erjon Veliaj duke qenë kryetar i bashkisë së Tiranës ka rrëmuar në të dhënat për prokurorin dhe ka sjellë në sallën e gjyqit të dhëna për shtëpinë e Ols Dados.

Bëhet fjalë për një pallat të ndërtuar mbi një truall ku Ols Dado është një nga pronarët trashëgimtarë, që ka pasur një kontratë me një ndertues që ka marrë leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës. Duket se Erjon Veliaj ka pretendime se prokurori është në konflikt interesi dhe duhet ndryshuar, gjë që ka sjellë edhe acarimin e tij.

Duhet thënë që faktin që Veliaj i ka sjellë shtëpinë e prokurorit Ols Dado në seancë, është interpretuar si një kërcënim nga ky i fundit.

Transkriptimi i debatit në sallën e gjyqit

Pjesë nga debati brenda seancës

OLS DADO: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?

5 ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.

BRION BANI: Prokuror, ulu!

OLS DADO: A? Ç’a është ky? Kërcënim është ky?

9 ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt 10 interesi. Prokurori mendon që edhe kjo 11 sjellje është normale, por kjo s’është normale.

OLS DADO: E kam mesazhin këtu.

ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që s’është normale.

ERION BANI: Prokuror!

“Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më” shprehet Veliaj që në fakt ka disa ditë që përdor të njëjtën gjuhë kundër prokurorit, duke mbajtur edhe ai vetë postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top