‘E kam njoftuar klubin’: Zhegrova konfirmon largimin nga Lille në verë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova gjatë një interviste për “Pasditën Sportive” në Radio Dukagjini ka konfirmuar largimin nga Lille në fund të sezonit.

Zhegrova tha se do të largohet nga Lille në fund të sezonit dhe s’do të nënshkruaj kontratë të re.

“Është e vërtetë, e kam njoftuar klubin që nuk do të vazhdojë kontratën. Do të shikojmë verës çfarë do të ndodh, por klubi është i njoftuar që nuk do të vazhdojë kontratën,” u shpreh ylli i Kosovës.

Kujtojmë që për Zhegrovën ka shumë skuadra të interesuara, përfshi këtu Napolin nga Serie A.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top