Mo Salah thyen 6 rekorde të reja në ndeshjen ndaj Man City

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka vendosur gjashtë rekorde në fitoren me rezultat 2-0 ndaj Manchester Cityt në Premier League të dielën.

32-vjeçari e vendosi Liverpoolin në epërsi në minutën e 14-të kur gjuajtja e tij përfundoi në rrjetë kjo edhe falë ndihmës nga devijimi i Nathan Ake.

Pastaj, në minutën e 37-të ai dhuroi një asistim për Dominik Szoboszlai, me hungarezin që i dha Liverpoolit një epërsi prej dy golash.

Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes kompania e statistikave Squawka ka bërë me dije se reprezentuesi egjiptian ka thyer plotë gjashtë rekorde.

Mo Salah është lojtari i parë në histori të Ligës Premier që regjistron një përfshirje në +40 gola të shënuar në dy sezone të ndryshme.

Mo Salah është lojtari i parë në top pesë ligat evropiane që përfshihet direkt në 50 gola në të gjitha garat në sezonin 2024/2025.

Mo Salah tani ka shënuar dhe asistuar në 11 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, më shumë se çdo lojtar në një sezon të vetëm në top pesë ligat që prej Lionel Messi për Barcelonën në sezonin 2014/2015 (11).

Mo Salah ka dhuruar më shumë asistime në sezonin 2024/2025 se sa çdo lojtar tjetër i Liverpoolit në një sezon të Ligës Premier (16).

Mo Salah është lojtari i parë në histori të Ligës Premier që shënon dhe asiston në të dyja ndeshjet ndaj kampionit në fuqi.

Mo Salah është lojtari i parë në histori që shënon +25 gola dhe bën +15 asistime në një sezon të Ligës Premier.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top