Video/ Dimarco eliminon Juventus: finalisti i parë i Kupës së Italisë është Inter

Inter është finalisti i parë i Kupës së Italisë 2022/23. Zikaltrit mposhtën Juventus 1-0 në San Siro, në gjysmëfinalen e kthimit. E kështu, pas barazimit në ndeshjen e parë, skuadra e teknikut Inzaghi kualifikohet në aktin final të kompeticionit. Për Inter tashmë në finale e pret një ndeshje me Fiorentinën apo Cremonese më 24 maj. Ndeshja e kthimit u vendos nga një devijimin i Dimarco në minutën e 15′, që i dha drejtim një ndeshje në përgjithësi jospektakolare. E megjithatë, suksesi i Inter nuk u vu asnjëherë realisht në diskutim. Djemtë e Simone Inzaghi, pra, do të kenë mundësinë të mbrojnë titullin e fituar vitin e kaluar. Skuadra e Allegri, në një sezon shumë të komplikuar, duhet të luajë tashmë vetëm për Europa League.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Në fakt, ndeshja mund të kishte rezultat edhe më të rrumbullakosur. Në fillimin e pjesës së dytë, me një diagonale në të majtë, në një kundër një kundër Bremer, Dzeko shënoi edhe golin e 2-0 në shtyllën e dytë. Por goli u anulua për pozicionin jashtë loje në nisje të boshnjakut. Pas sinjalizimit të asistentit, Doveri e ndaloi lojën vetëm kur aksioni përfundoi.

Lexo më tej:Sektori u fal, por koret raciste kundër Lukaku kanë kosto: 171 përjashtime për tifozët e Juventus

KUNDËRSHTARI I FINALES, NESËR
Inter shkon në finalen e Kupës së Italisë dhe nesër në mbrëmje do të dijë nëse do të sfidojë Fiorentinën apo Cremonese. Të besuarit e Simone Inzaghi mposhtën Juventus, në ndeshjen e dytë, falë një goli të Dimarco. Anësori kishte shënuar edhe në finalen e Superkupës kundër Milan e tani ndëshkoi bardhezinjtë. Sukses i merituar për Lautaro dhe shokët e tij, sepse skuadra e Max Allegri, që vinte nga tre humbje radhazi në kampionat, bëri pak ose aspak për të fituar. Gjithësesi kjo ishte humbja e parë sezonale e Juventus nga zikaltrit. Skuadra e Allegri humbi ndoshta ndeshjen më të rëndë dhe, bashkë me të, mundësinë për të luajtur finalen në Romë më 24 maj. Për Inter është një sukses “historik”: në pesë gjysmëfinalet e mëparshme kundër Zonjës, ata ishin eliminuar gjithmonë.

 

 

 

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top