Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së Doshit në Prokurorinë e Posaçme.
Ai ka mbërritur i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 09:00 dhe më pas duke buzëqeshur është futur brenda ambienteve të organit të akuzës.