Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me shënimin 3-vjetorit të luftës në Ukrainë. Merz thotë se për tre vjet, ne jemi shoqëruar nga imazhet e tmerrshme të shkatërrimit dhe krimeve të luftës. Ai shton se tani më shumë se kurrë, duhet të vendosin Ukrainën në një pozicion të fortë për një paqe të drejtë.
“Tre vjet luftë në Evropë. Për tre vjet, ne jemi shoqëruar nga imazhet e tmerrshme të shkatërrimit dhe krimeve të luftës. Evropa mbetet e vendosur në anën e Ukrainës. Tani më shumë se kurrë, ne duhet ta vendosim Ukrainën në një pozicion të fortë. Për një paqe të drejtë, vendi i sulmuar duhet të jetë pjesë e negociatave të paqes”, shkroi Merz, në një postim në platformën “X”.