Trump: Jemi afër një marrëveshjeje me Ukrainën për mineralet

Shtetet e Bashkuara janë afër një marrëveshjeje me Kievin për mineralet e Ukrainës, tha Donald Trump, ndërsa akuzoi Britaninë dhe Francën se “nuk kanë bërë asgjë” për t’i dhënë fund luftës.

“Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje së shpejti”, tha republikani nga Zyra Ovale. Dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pohuar, se të dy vendet “po punonin për një projekt-marrëveshje”.
Komentet e Trump për këtë çështje pasuan një bisedë midis shefit të tij të shtabit dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA, Mike Walz, rreth marrëveshjes së mineraleve, të cilën udhëheqësi ukrainas e kishte refuzuar.

“Këtu është përfundimi, Presidenti Zelensky do të nënshkruajë këtë marrëveshje dhe ju do ta shihni këtë në një periudhë shumë të shkurtër kohore ,” tha Waltz në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Maryland.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top