Berisha në Parma: Në këto 2 javë u dridhën themelet e narkoshtetit

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë në Parma një takim entuziast me diasporën shqiptare. Lideri i opozitës tha se “në Shqipëri po ndodhin zhvillime të mëdha”, duke shtuar se “narkoshteti po pëson vdekje klinike”.

Sali Berisha: Nga këto takime në dasporë po firmosim shpëtimin e Shqipërisë, përmbysjen e narkoshtetit. Kjo, sepse jo vetëm se vota juaj është sot më e çmuar se kurrë në historinë e Shqipërisë por sepse optimizmi, entuziazmi, energjia e këtyre takimeve, e paparë që nga vit 1990 po çon peshë zemrat e shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.

Këto takime po bindin çdo shqiptar se ne po kthehemi fuqishëm për të mirën e mbarë shqiptarëve, për të mirën e Shqipërisë dhe të miqve të saj.

Në këto 2 javë kanë ndodhur zhvillime të mëdha që kanë dridhur themelet e narkoshtetit, që po e fusin në vdekje klinike, në koma. Në Romë ju thashë se Rama është rreziku kombëtar për shqiptarët, është Çubrilloviçi shqipfolës. Ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. 5 ditë pas takimit, në Mynih, Vance do t’ia plaste në fytyrë tiranit, do t’i thoshte Europës se problemi ynë është persekutimi dhe arrestimi i liderve të opozitës, përpjekja për të marrë mandate duke arrestuar liderët e opozitës… A kishte në atë sallë ndonjë lider që kishte arrestuar opozitën si Edi Rama? Asnjë të vetëm. A kishte në atë sallë një njeri i cili kishte marrë vendim për të censuruar mjetin më të fuqishëm të komunikimit TikTok-un, vetëm se rinia nuk i ndahet kundër tij.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top