Hailey, e shqetësuar për Justin Bieber: Po kalon kohë të vështirë

Hailey Bieber është “me të vërtetë e shqetësuar” për bashkëshortin Justin Bieber pasi këngëtari i “Baby” shfaqi sjellje “të çuditshme” në eventin e kujdesit të lëkurës së gruas së tij të martën.

Një burim i thotë ekskluzivisht Page Six se themeluesja e Rhode “nuk është e sigurt se si t’i menaxhojë gjërat në këtë pikë” pasi Justin i la fansat e tij të shqetësuar.

“Justin po kalon një kohë të vështirë dhe Hailey po bën çmos që të jetë aty për të”, shton burimi. “Hailey e do Justinin me gjithë zemër, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është e lumtur”.

Sipas burimit, miqtë e çiftit “janë të shqetësuar edhe për Justin”.

“Ata e kanë parë atë të kalojë ulje-ngritje gjatë gjithë marrëdhënies së tij me Hailey.” shton burimi. “Është diçka për të cilën ai ka qenë i hapur, kështu që nuk është sekret.”

Çifti ka qenë subjekt i thashethemeve për ndarje që kur u martuan në vitin 2018. Justin dhe Hailey mirëpritën djalin e tyre, Jack Blues, në gusht, tre muaj pasi lajmet e shtatzënisë së modeles u bënë tituj.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top