Erling Haaland është një nga sulmuesit më të mëdhenj në botë, një makineri golash, por pavarësisht kësaj, Manchester City po kalon një sezon zhgënjyes. Norvegjezi ka gjithashtu një pasion të madh për makinat dhe herë pas here i bën vetes ndonjë dhuratë luksoze. Pas blerjes së një Porsche fantastike disa muaj më parë, ai tani ka përmbushur një tjetër dëshirë: ka blerë një Aston Martin, dhe jo një të zakonshme. Modeli i saktë që përdoret në Formula 1 si Safety Car, me një çmim mbi 420 mijë euro. Norvegjezi i ka modifikuar ngjyrën, duke zgjedhur një nuancë më të hapur të gjelbër.
Haaland zgjeron koleksionin e makinave: bleu një Safety Car
Sulmuesi norvegjez është fotografuar duke drejtuar një Aston Martin DBX 707, një edicion special i Safety Car së Formula 1. Dikur, Safety Car në F1 ishte Mercedes, por prej disa vitesh ky rol është marrë nga Aston Martin, marka historike britanike e lidhur edhe me mitin e James Bond. Këto makina hyjnë në pistë kur garat neutralizohen për shkak të kushteve të këqija atmosferike ose aksidenteve.
Në koleksionin e tij ka edhe një Porsche luksoze
Një ditë pas eliminimit nga Champions League kundër Real Madridit, Haaland u fotografua duke drejtuar makinën e tij me vlerë 350 mijë sterlina (rreth 423 mijë euro). Ajo është një edicion i kufizuar i Safety Car së F1. Modeli zyrtar është drejtuar për mbi 20 vjet nga piloti gjerman Bernd Mayländerdhe zakonisht ka një ngjyrë të gjelbër të errët britanike. Ndërsa Haaland e ka personalizuar me një ngjyrë jeshile lime. Koleksioni i tij i makinave po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Siç u përmend, së fundmi ai bleu edhe një Porsche 911 GT3, me një vlerë prej mbi 200 mijë sterlinash.