“Dorëheqja nuk është për mua”, Partizani shkarkon urgjent Veselinovic

Humbjen e parë në epokën e Alexander Veselinovic ia kishte shkaktuar pikërisht Bylis, ndonëse atëherë serbi ishte në tribunë I skualifikuar. Këtë herë, përmbysja e mallakastriotëve nga 2-0 në 2-3 ka qenë fatale. Veselinovic është shkarkuar me urgjencë nga klubi me një komunikatë për shtyp.

Partizani nuk fiton prej 6 ndeshjesh dhe tani është larg dy vendeve të para në renditje. Veselinovic në fakt është përplasur edhe më herët me drejtuesit e të kuqve për merkaton. Në janar u larguan 4 emrat më të rëndësishëm nga skuadra: Rrapaj, Hadroji, Cara e Mba. Ata që erdhën nuk janë treguar në nivel dhe Veselinovic e ka thënë hapur. Por sigurisht është më lehtë të gjenden gabimet te tjetri. E kjo vlen për të dyja palët.

NJOFTIMI I KLUBIT
Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Aleksandar Veselinović për shkak të rezultateve të dobëta. Vendimi i marrë pas humbjes së sotme, bazohet tek rezultatet e papranueshme të kohëve të fundit, dhe mbi të gjitha në mungesën e lojës dhe karakterit që duket të shprehi ekipi i Partizanit në fushën e blertë.

Trajnerit Veselinovic i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Duke filluar nga dita e nesërme, ekipi do të nis përgatitjet me përqëndrim maksimal për të luftuar deri në fund si në Kupë edhe në Kampionat dhe për ta kthyer PARTIZANIN ATY KU I TAKON… P.M.T.P.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top