Conference, Fiorentina-Chelsea vetëm në finale: shorti eviton përplasjen e favoritëve

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës për 1/8 e Conference League ka evituar përplasjen e dy favoritëve të mëdhenj. Fiorentina dhe Chelsea kanë rënë në krahët e kundërta të tabelës, por rruga e italianëve është shumë më e komplikuar se e anglezëve. Londinezët do të përballen me Copenhagen, ndërsa të besuarit e teknikut Palladino, në kërkim të finales së tretë radhazi, kanë kundërshtarë më të vështirë (mes tyre edhe Betis, që mund ta gjejë përballë në gjysmëfinale).

Fiorentina do të përballet me Panathinaikos në 1/8 e finaleve të Conference League: ndeshja e parë (6 mars) do të luhet në Athinë, ndërsa kthimi do të zhvillohet në Firence një javë më pas. Në rast kalimi, Fiorentina në çerekfinale do të ndeshet me fituesin e sfidës ndërmjet zviceranëve të Lugano dhe sllovenëve të Celje (në ndeshjen e kthimit që luhet në shtëpi). Chelsea, favoriti i madh për fitimin e trofeut, është në anën tjetër të tabelës, kështu që Fiorentina mund ta përballet me anglezët vetëm në finale.

PALLADINO: “NË ATHINË AMBJENT I NXEHTË”
“Përballemi me një ekip historik të Greqisë, tani të tretin në renditje. E dimë që është një atmosferë e nxehtë. Qëllimi ynë, sigurisht, është të kalojmë raundin. Conference League? Mua më duket absurde të thuhet se është një kupë jo dinjitoze, kam ardhur këtu edhe për të luajtur në Europë, është një arsye krenarie. Bëhet fjalë për një trofe europian, Fiorentina ka luajtur tashmë finale, ne duam të arrijmë deri në fund dhe ta fitojmë”, ka thënë Raffaele Palladino, trajneri i Fiorentinës, duke folur për Panathinaikos, kundërshtarin e ardhshëm të ekipit të Fiorentinës në 1/8 e finaleve të Conference.

Çiftet e 1/8-ave të Conference League

Jagiellonia – Cercle Bruges
Molde – Legia Varsavia
Celje – Lugano
Pafos – Djurgarden
Panathinaikos – Fiorentina
Borac – Rapid Vienna
Betis Sevilla -Vitoria Guimaraes
Copenaghen – Chelsea

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top