“Meritoni një lapidar”, Rama: As pas vdekjes jo! Do ta le amanet

Kryeministri, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, bashkë me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, inspektuan të shtunën punimet në kantierin e rrugës së Komanit, një aks i rëndësishëm 31 km që lidh dy hidrocentralet, e që sipas Ramës, do t’i japë një hov të ri turizmit të kësaj zone.

“Kjo rruga që e kishit merak, tani do të bëhet dhe do t’i japoë shumë siguri dhe qëndrueshmëri gjithë punës që bëhet këtu, por do t’i japë edhe shumë hov turizmit.

Kjo është bukuri e madhe dhe ju e dini më mirë sa vështirë të kalosh, por do të bëhet si të gjitha ato që kemi bërë”, u tha Rama një grupi banorësh të zonës, me të cilët u takua.

Gjatë bisedës nuk munguan edhe batutat.

“Edhe ata që ishin para jush e premtuan, por nuk bënë gjë”, i tha një banor, Ramës.

“I kemi ndarë detyrat, ata rrenat ne punën. Ata kanë detyrë me rrejt dhe kush ta hajë, ta hajë”, iu përgjigj ai.

“Si ja ka bërë Kosova lapidarin Clinton-it, ju e meritoni”…

“Jo, jo… Do ta lej amanet, për së gjalli jo e jo, se e kam në dorë vet, se është ndërtim pa leje, por edhe për së vdekuri…”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top