Shkolla private “Turgut Ozal” ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se alarmi ka rezultuar i rremë dhe se situata është nën kontroll, e qetë dhe në bashkëpunim të plotë me Policinë e Shtetit.
“Shkolla njofton të gjithë prindërit, nxënësit dhe dashamirët se situata është nën kontroll, e qetë dhe në bashkëpunim të plotë me policinë e shtetit. Janë marrë të gjitha masat e sigurisë sipas protokollit në raste emergjence, pavarësisht se lajmi rezultoi i rremë. Falënderojmë Policinë e Shtetit për gadishmërinë dhe profesionalizmin! Falënderojmë të gjithë stafin e shkollës si dhe prinderit tane për korrektësinë dhe bashkëpunimin!“, thuhet në njoftimin e shkollës.
Alarmi për bombë u ngrit pasi një mësuese kujdestare u ka nisur një mesazh prindërve të nxënësve të shkollës private “Turgut Ozal”. Në mesazh shkruhet se në shkollë është dërguar një email dhe duhet që nxënësit të largohen për në shtëpi.