Bodo kalon turin në Europa League me 4 gola pas minutës së 90’: përmbysje historike

Bodo Glimt ka siguruar një kualifikim surreal në 1/8-at e Europa League, duke kaluar Twente me rezultatin 5-2 në një ndeshje të pabesueshme. Ajo që e bën këtë fitore unike është fakti që 4 nga 5 golat e norvegjezëve u shënuan pas minutës së 90-të. Në total, në kohën shtesë dhe në shtesat e kohës shtesë, u shënuan 5 gola, një shifër rekord për një ndeshje të këtij kompeticioni. Kur gjithçka dukej e humbur, skuadra e Knutsen u ringjall dhe bëri historinë.

Një eliminim që dukej i sigurt për Bodo

Pas humbjes në ndeshjen e parë, Bodo ishte jashtë garës edhe pas barazimit 1-1 në minutën e 90-të. Edhe dy golat e shënuar në kohën shtesë nuk ishin të mjaftueshëm për të mbyllur gjithçka, pasi Twente shënoi në minutën e 96-të, duke e çuar ndeshjen në kohë shtesë – një situatë e ngjashme me atë të një jave më parë në kampionatin holandez, kur Twente siguroi fitoren në sekondat e fundit.

5 gola pas minutës së 90’: një kaos total

Pjesa më e çmendur e ndeshjes nisi pikërisht pas 90 minutave të rregullta. Bodo barazoi në minutën e 90-të (1-1), por ky rezultat nuk mjaftonte për shkak të humbjes në ndeshjen e parë. Në minutat shtesë, norvegjezët shënuan dy gola të shpejtë, duke kaluar në 3-1 dhe duke qenë një hap larg kualifikimit. Megjithatë, Twente gjeti sërish golin në minutën e 96-të, duke i dërguar skuadrat në kohë shtesë.

Në 30 minutat e shtesës, Bodo Glimt gjeti edhe dy gola të tjerë, njëri prej tyre autogol, duke siguruar një fitore dramatike 5-2 dhe një kualifikim të pabesueshëm.

Një ndeshje historike në Europa League

Ajo që e bën këtë ndeshje unike është fakti që 4 nga 5 golat e Bodo Glimt u shënuan pas minutës së 90-të, duke e kthyer atë në një nga përmbysjet më dramatike të këtij sezoni në Europa League. Norvegjezët kanë bërë histori me këtë ndeshje, duke treguar se asgjë nuk mbaron deri në sekondën e fundit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top