Inceneratori i Tiranës/ Shtyhet seanca, shkak mungesa e një prej avokatëve mbrojtës

Seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen e Inceneratorit të Tiranës është shtyrë për më 4 mars në orën 13:30, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të të pandehurit Jetmir Llapaj. Në seancën e sotme, nga të pandehurit ishte i pranishëm vetëm Bledar Karoli.

SPAK kaloi për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës më 13 dhjetor 2024 ndërsa në datë 2 gusht 2024, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar.

Në këtë çështje, të pandehur janë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, ish-drejtori i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës Taulant Tusha, si dhe disa zyrtarë të tjerë të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion lidhur me ndërtimin e menaxhimin e inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Në lidhje me Jetmir Llapajn, ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe përfshirje në procedura të dyshimta lidhur me regjistrimin e kompanive të inceneratorëve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top