Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Gjika është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Gjika ka qenë dhe më parë në SPAK, më 14 mars të vitit të shkuar.
Ai është akuzuar gjatë kohës që ka qenë drejtor i ARRSH-së lidhur me abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, që ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro.