“O unë, o ai”, plas te Milan: Pulisic sherr me Conceição, kërcënon largimin në verë

Sipas asaj që ka rindërtuar Repubblica, pas ndeshjes në Zagreb, Christian Pulisic dhe Sergio Conceição kanë pasur një përballje të ashpër, e cila e ka çuar mesfushorin amerikan në një ultimatum.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, klima në Milanello është e tensionuar: trajneri portugez ka vendosur të përdorë një qasje të ashpër ndaj lojtarëve, por situata nuk po përmirësohet, përkundrazi duket se ky qëndrim po hedh edhe më shumë benzinë në zjarr. Pas rasteve të Leão dhe Theo, është shtuar edhe Pulisic, i cili, sipas gazetës romane, është grindur ashpër me trajnerin.

Pulisic “kërcënon” Milan
Shkruan La Repubblica: “Conceição ka mbështetjen e Ibrahimovic (“Ka besimin tonë”, e përsëriti Zlatan dje teksa merrte “Tapirin e Artë” nga Striscia la Notizia), por pa një vend në top katërshen as superkëshilltari i RedBird nuk do të mund ta shpëtojë. Sidomos sepse tensioni në dhomat e zhveshjes është në maksimum. Jo të gjithë lojtarët i pëlqejnë metodat e ashpra të trajnerit, me disa marrëdhëniet janë në pikën më të ulët. Rasti më i rëndë është ai i Pulisic: gjatë natës në Zagreb, të dy kanë debatuar ballë për ballë, dhe që nga ai moment diçka është prishur. Aq sa “Captain America” ka kërkuar largimin: vitin tjetër ose unë, ose ai” – ky është mesazhi që i ka dërguar Milanit.

Një tjetër lojtar në vështirësi është Fofana, i cili nuk ka krijuar një lidhje me trajnerin, i cili nuk duket se e vlerëson shumë. Për këtë arsye, të martën ai e nisi ndeshjen nga stoli. E ardhmja e ish-trajnerit të Portos Conceição është e lidhur me rezultatet: nëse Milani nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, në fund të kampionatit, as Ibrahimovic nuk do të mund ta shpëtojë nga shkarkimi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top