Në takimin e madh me punonjës të Bashkisë Tiranë, të cilët i nxori me detyrim në shesh, Edi Rama lavdëroi veten dhe Erion Veliajn për transformimin e kryeqytetit.
Edi Rama: Asnjë buf kënete dhe as ndonjë specie tjetër kënetë nuk e mbulon dot diellin e transformimit kolosal të Tiranës sonë, ku pa mua që e nxora nga koma dhe e ngrita në këmbë, dhe pa Lali Erin që e bëri të vrapojë dhe të kthehet në një destinacion turistik, ky qytet nuk do ishte dot kurrë vendi ku sot shëtisin si europianë të gjithë.