Protesta për Veliajn/ Rama: Arrestimi, gabim që s’duhet të përsëritet

Kryeministri Rama ka mbledhur në sheshin Skënderbej punonjësit e bashkisë Tiranë. Rama komentoi pjesëmarrjen e mbështetësve të Veliaj para GJKKo më 12 shkurt kur u dha masa e sigurisë.

“E kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush, por edhe mes shumë të tjerësh, njerëz të dëshpëruar. Disa nga ju shkuan edhe tek dera e GJKKO për të protestuar ditën që kryetari u la në burg, pa gjyq, nuk dua t’i gjykoj keq përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte një gabim që sado i pafajshëm nuk duhet të përsëritet më, as nga ju, as nga askush që punon për shtetin shqiptar në cdo institucion.” – e nisi fjalën e tij Rama.

Rreth 6 mijë punonjës marrin pjesë në takim bashkë me drejtoritë në varësi të bashkisë. Ndërsa në orën 17:30 do të zhvillojë një takim me këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës.

Në takim u shfaq një dokumentar që dëshmon transformimin e Tiranës ndër vite, me pamje si ka qenë që prej ’90 deri tek ndryshimi që ka pësuar sot.

Pas arrestimit në zyrë të kryebashkiakut të Tiranës Veliaj, më 10 shkurt 2025, kryeministri Rama tha se do bashkërendojë menaxhimin e bashkisë krah 5 nënkryetarëve të bashkisë ndërsa Anuela Ristanit iu delegua firma e kryebashkiakut Veliaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top