I dërguari i SHBA-së për Ukrainën viziton Kievin, pritet takimi me Zelensky-n

Pas sulmit verbal dhe akuzave të presidentit amerikan Trump, i cili së fundmi e quajti presidentin ukrainas Zelensky diktator, po bëhen përpjekje për ta shtensionuar situatën. I ngarkuari special i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, arriti për një vizitë në Kiev.

Kellogg do të takohet edhe me presidentin Volodymyr Zelensky, i cili në prag të takimit theksoi rëndësinë e një marrëdhënieje të mirë me Uashingtonin.

Zelenski rreth bashkëpunimit me Amerikën
Zelensky tha në një videomesazh: “Për ne është shumë e rëndësishme që ky takim dhe bashkëpunimi ynë me Amerikën në tërësi të jenë konstruktivë. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një paqe e qëndrueshme për Ukrainën”, tha Zelensky.

Zelensky shtoi se kemi të bëjmë me një luftë “që ne në Ukrainë kemi dashur ta mbyllim që në sekondën e parë”. Me këtë deklaratë, ai i kundërshtoi, pa e përmendur Trumpin, akuzat e presidentit amerikan se luftën e kishte nisur qeveria e Ukrainës.

Frika e Kievit
Kievi dyshon se mund ta përjashtojnë nga negociatat mes Uashingtonit dhe Moskës për të ardhmen e Ukrainës. Në videomesazhin e tij presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me liderët e huaj.

Ai tha se kishte pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, presidentin francez Emmanuel Macron dhe senatorin amerikan Lindsay Graham një mbështetës i Trumpit. Zelensky tha se e kishte falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën nga të dyja palët në Kongresin Amerikan./ DW

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top