“Thaje kënetën me votë”, Rama ironizon Berishën me pamjet e një bufi dhe disa bretkosave, apel emigrantëve të regjistrohen për të votuar

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar sërish kreun e PD Sali Berisha, të cilin e ka quajtur vazhdimisht si “bufi i kënetës”.

Në një video të postuar në “Facebook”, kreu i qeverisë ka publikuar një video që shfaq imazhin e bufit, shoqëruar me thirrjet e simpatizantëve të Berishës në sfond.

Më pas Rama shoqëron pamjet me thirrjen “thaje kënetën me votë”, ndërsa më pas ka vendosur linkun e KQZ për emigrantët shqiptarë që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top