Ankimimi i Ajola Xoxës në Apel, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila do të shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës është tërhiqur nga gjykimi.

Sipas njoftimit të gjykatës, Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’. Ndaj çështja i ka kaluar për gjykim magjistratit Engert Pëllumbi. Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin sendeve të saj.

Njoftimi i Gjykatës:
Duke qenë se, gjyqtare Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot., datë 06.01.2025 të Zëvendëskryetarit të gjykatës “Lista vjetore e miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i kaloi per gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top