Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, priti sot në Palazzo Chigi Komisionerin Evropian për Punët e Brendshme, Magnus Brunner, në kuadër të vizitës së tij të parë në Itali.
Takimi u fokusua në iniciativat e ardhshme të Komisionit Evropian për politikën e migracionit, duke filluar me forcimin e partneriteteve me vendet e origjinës dhe tranzitit të emigrantëve dhe zbatimin e Paktit për Migracionin dhe Azilin, duke përfshirë mundësinë për të sjellë përpara konceptin e ri të ‘vendit të sigurt të origjinës’.
Presidentja Meloni përsëriti gjithashtu mbështetjen e saj për një kuadër rregullator të ri dhe më efektiv evropian në lidhje me kthimet, në funksion të paraqitjes së afërt nga Komisioni të një propozimi specifik legjislativ.
Së fundmi, vëmendje e veçantë iu kushtua zgjidhjeve novatore në lidhje me migracionin dhe, para së gjithash, zbatimit të Protokollit Itali-Shqipëri, në lidhje me të cilin u ra dakord të ruheshin kontakte të ngushta operacionale ndërmjet shërbimeve të Komisionit dhe autoriteteve italiane, shkruajë mediat e huaja.
Sakaq komisioneri i lartë i BE-së shkruan në një postim në rrjete sociale se diskutoi me Melonin gjithashtu një qasje të përbashkët për kthimet, si hallka e munguar e Paktit, dhe eksploruan ide të reja për menaxhimin e migracionit. Brunner thotë ndër të tjera se Pakti mbi Azilin dhe Emigracionin është prioritet për këtë vit, dhe çdo gjë do të bëhet me shpejt.
“Faleminderit, Giorgia Meloni, për pritjen e ngrohtë në Pallatin Chigi. Italia është një partner kyç për Komisionin në menaxhimin e migracionit. Zbatimi i Paktit për Azilin dhe Migracionin është një prioritet për këtë vit – aty ku mundemi, do të veprojmë më shpejt. Diskutuam gjithashtu një qasje të përbashkët për kthimet, si hallka munguar e Paktit, dhe eksploruam ide të reja për menaxhimin e migracionit.
Sa i përket sigurisë së brendshme, trajtuam kërcënimet e reja gjeopolitike dhe ato në hapësirën online – elementë kyç të strategjisë që do të paraqes në mars”, shkruan ai.