E ka jetë të dytë, makthi i Eriksen nuk paska fund: “Ka një problem të ri në zemër”

Christian Eriksen e gjeti në Angli kampionatin e duhur për të vazhduar karrierën e tij pas problemit të rëndë kardiak në vitin 2020. Megjithatë, pas gati pesë vitesh, makthi duket se është rikthyer.

Gjatë fundjavës u luajt ndeshja mes Tottenham dhe Manchester United, ku londinezët fituan 1-0, duke marrë tre pikë të rëndësishme për të përmirësuar renditjen e tyre jo të mirë. Për United, ndërkohë, një tjetër humbje që e zhyt edhe më thellë në krizë dhe e çon në zonat e poshtme të Premier League.

Në këtë përballje mungoi Christian Eriksen, ish-lojtar i Spurs. Danezi nuk u thirr fare për ndeshjen, dhe pas përfundimit të 90 minutave, trajneri Amorim shpjegoi arsyen e mungesës së tij.

Problemi i ri kardiak për Eriksen
Mungesa e Eriksen ngriti dyshime në ambientin e Manchester United, por fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një lëndim ose një zgjedhje taktike. Megjithatë, pas ndeshjes, vetë Amorim sqaroi situatën pa e fshehur të vërtetën, por edhe pa shkaktuar alarm të madh.

“Eriksen ka një problem në zemër dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nuk është një problem i drejtpërdrejtë kardiak, por ka të bëjë me frekuencën e zemrës, e cila duhet monitoruar për shkak të një temperature të lartë që ka pasur.”

Situata nuk duket alarmante, por kërkon vëmendje të veçantë. Shërim sa më të shpejtë për Eriksen!

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top