Milan e Atalanta duan përmbysjen për kalimin në Champions: Bayern e Benfica të qetë

Milan i drejtuar nga Conceição, pas disfatës 1-0 në Roterdam, presin Feyenoord në San Siro: duhet të fitojnë të paktën 2-0 për të kaluar më tej. E njëjta situatë vlen edhe për Atalantën, e cila u mund 2-1 në fushën e Bruges me një penallti shumë bujare për belgët në kohën shtesë. Bayern Munich dhe Benfica janw mw tw qetw pas sukseseve tw arritura nw transfertw nw ndeshjet e para.

MILAN-FEYENOORD: OBJEKTIVI PËRMBYSJA

Pas humbjes 1-0 në Roterdam, Milan pret në “Meazza” Feyenoord me nevojën për të fituar me të paktën dy gola diferencë për të kaluar në raundin tjetër dhe për t’u përballur me Inter ose Arsenal në 1/8 e finales. Gabimet duhen reduktuar në minimum (si ai i Maignan te goli vendimtar i Paixão) kundër një kundërshtari që ka dy rezultate nga tre për të avancuar.

Kuqezinjtë mund të mbështeten edhe te statistikat e Feyenoord në transfertë: ndonëse kanë marrë dy fitore, një barazim dhe një humbje në fazën e grupeve, ata kanë pësuar plot 12 gola (6 prej tyre nga Ajaxi) dhe nuk kanë mbajtur asnjëherë portën e paprekur, një fakt që i jep shpresë teknikut Conceição.

Ndeshja në “Meazza” është e rëndësishme për dy Champions: atë të tanishmen dhe atë të së ardhmes. Fitorja ndaj Feyenoord do të ndihmonte edhe Italinë në garën për vendin e pestë për sezonin e ardhshëm, një detaj i rëndësishëm duke pasur parasysh se Milani, megjithëse me një ndeshje më pak, është pesë pikë pas Juventusit dhe Lazios që ndajnë vendin e katërt. Për të përmbysur rezultatin, do të luhet me formacionin titullar, përveç Pulisic, i cili do të startojë nga stoli. Në vend të tij do të jetë Musah në skemën 4-2-3-1, me Joao Felix dhe Leao në mbështetje të ish-lojtarit të Feyenoord, Santiago Gimenez.

ATALANTA-BRUGES: “HAKMARRJE” NË BERGAMO

Në të njëjtën mënyrë, Atalanta duhet të përmbysë humbjen 2-1 në fushën e Bruges, një rezultat që erdhi në mënyrë të pabesueshme: me një penallti në kohën shtesë, e cila mund të cilësohet e tepërt. Për Gasperinin, kërkimi i hakmarrjes dhe përmbysjes në këtë sfidë kthyese është objektivi kryesor i këtij momenti të sezonit, ndaj edhe zgjedhjet e tij në kampionat kundër Cagliarit ishin të qarta, duke aktivizuar Sulemana, Cuadrado, Brescianini dhe Samardzic si titullarë ndaj sardëve.

Në sfidën në “Gewiss Stadium” kundër Bruges do të rikthehen lojtarët kryesorë, por jo Lookman. Nga minuta e parë do të luajnë De Roon, Ederson, Ruggeri dhe De Ketelaere, ndërsa Pasalic do të luajë më përpara, në mbështetje të Reteguit. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur, sidomos sepse ashtu si Feyenoordi, edhe Bruges në transfertë është një skuadër ndryshe nga ajo që luan në shtëpi.

Por përveç këtyre 90 minutave dhe kalimit të turit, ka edhe më shumë në lojë: një fitore do të siguronte një përballje në 1/8 e finales me një mes Lille dhe Aston Villa, pra një kundërshtar i kalueshëm në rrugën drejt çerekfinaleve. Aty, sfida do të ishte më e vështirë, ndaj një mes Brest, PSG (që është në avantazh 3-0 pas ndeshjes së parë në derbin francez), Liverpool dhe Barcelona.

BAYERN MUNICH – CELTIC

Celtic duhet të fitojë të martën kundër Bayern Munich në “Allianz Arena” në Gjermani për të kaluar në fazën e 1/8-ave të Champions League. Bayern fitoi ndeshjen e parë 2-1 në “Celtic Park” falë golave të Harry Kane dhe Michael Olise, por goli i vonshëm i Daizen Maeda u ka dhënë shpresë skocezëve për të marrë një rezultat pozitiv në transfertë.

 

Bayern Munich
• Mungojnë: Alphonso Davies (dëmtim në kofshë), Daniel Peretz (probleme abdominale)
• Në dyshim: Joao Palhinha (sëmundje)

Celtic
• Mungojnë: James Forrest (dëmtim në këmbë), Paulo Bernardo (dëmtim në kyçin e këmbës)
• Në dyshim: Asnjë

BENFICA – MONACO

Me një vend në fazën e 1/8-ave të Champions League në lojë kundër Barcelona ose Liverpool, Benfica dhe Monaco rikthehen në përballje të martën mbrëma në “Estadio da Luz” për ndeshjen e kthimit të “playoff”-it.

Gjigantët portugezë dolën fitimtarë nga sfida e parë në “Stade Louis II” me rezultatin 1-0, ndërsa tani përballen me një skuadër të Monacos ku do të mungojë disa lojtarë për shkak të pezullimeve.

FORMACIONET E MUNDSHME

Benfica

Trubin; Santos, Otamendi, Silva, Carreras; Amdouni, Kokcu, Barreiro, Akturkoglu; Pavlidis, Cabral

Monaco

Majecki; Kehrer, Salisu, Mawissa, Henrique; Camara, Coulibaly; Akliouche, Ben Seghir, Minamino; Biereth

Knockout Round Play-offs Champions League

18:45 AC Milan – Feyenoord
21:00 Atalanta – Club Brugge
21:00 Bayern Munich – Celtic
21:00 Benfica – AS Monaco

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top